Valter Sabatini ka treguar një anë tjetër të futbollit të dikurshëm. Drejtori sporiv italian ka dhënë një intervistë për “Foglio”-n, ku është shprehur se lojtarët në vitet ‘70-’80, kur ai vetë ka qenë aktiv në fushën e blertë, përdornin drogërat pa kriter në mënyrë që të kishin një performancë më të mirë fizike.
“Nuk po flas për dopingun, sepse nuk kam asnjë të dhënë dhe aq më pak prova të efekteve të dopingut. E di, megjithatë, se kishte një përdorim të këndshëm të drogërave, si të thuash. Drogërat ishin të shumta dhe të shpeshta. Na jepeshin gjatë javës dhe para ndeshjes. Ka pasur një përdorim pa kriter të drogës dhe mund ta them me njohuri të plotë të fakteve, sepse në vitet midis viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë kam luajtur. Frekuenca e administrimit ishte ditore. Neotoni, kardiotonikët dhe ato që mjekët i quanin tonikë. Kishte gjithçka”, ka treguar Valter Sabatini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/