Arabët ofruan shifrën stratosferike për klubin e Serisë A, e zbulon presidenti: Më ofruan 2.5 miliardë euro

Serie A është ende e paprekur nga investimet e Lindjes së Mesme. Sheikët arabë po investojnë gjithnjë e më shumë në klube futbolli, duke krijuar klube mjaft të fuqishme ekonomikisht dhe sporivisht, si Mançester Siti apo PSG-ja. Dëshira e arabëve është të shtrihen edhe në Itali, ku kanë paraqitur një ofertë zyrtare për të blerë Napolin. Presidenti i të kaltërve ka dhënë një interivstë për “Il Mattino”-n, ku zbulon se ka refuzuar një ofertë stratosferike prej 2.5 miliardë eurosh.

“Një fond arab më ofroi 2.5 miliardë euro vitin e kaluar. Unë e refuzova ofertën. Unë jam napolitan, jam mirë në Napoli, kështu që nuk më interesojnë oferta të tilla. Unë as nuk do të dija çfarë të bëja pas kësaj. Të blija një klub në Premier League? Nuk është për mua”, ka treguar Aurelio De Laurentisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online