“E them me 100%”, Refik Halili tregon kohën se kur do të kthehet Superiorja: Fitojmë para edhe nga Kombëtaret

Më në fund një lajm i mirë vjen sa i përket rkthimit të futbollit shqiptar! Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka bërë një parashikim optimist duke u shprehur se gjithçka do të rinisë pas periudhës së Kombëtares. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, kreu i bardhebluve ka konfirmuar edhe njëherë se kërkesat e futbollit ndaj Qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me lojën politike.

“Një gjë është e mirë, që jemi të gjithë bashkë. Besoj se do ta gjejmë gjuhën dhe me ndërjetësimin me palët, teksa Fidel Ylli dhe dikush tjetër janë duke vazhduar ndërmjetësimin. Pastaj Edi Rama dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, kanë bërë disa gjëra të mira së bashku me ndërtimin e stadiumeve. Do ta zgjidhin edhe këtë çështje. Mendoj se me 100% do të kthehemi pas Kombëtareve. Kjo është çështje sportive dhe nuk ka asgjë në lidhje me politiken. Ndoshta një ditë do të dalin edhe pamjet filmike dhe xhirimet nga brenda takimeve tona ku ne jemi të gjithë në një mendje”, u shpreh Halili.

Ndërkohë para takimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Refik Halili ka folur shkurtimisht edhe për një derbi brenda Tiranës pasi ka nga një lojtar që është pjesë e dy përfaqësueseve. E gjitha kjo nuk i jep vetëm prestigj bardhebluve, por edhe para, pasi në bazë të rregullave paguhen ekipet që lojtarët e tyre i kanë të angazhuar me Kombëtaret.

“Është një ndeshje me shumë interes te Tirana për ne Kosovë-Maqedoni e Veriut. Kemi nga një lojtar në të dy këto përfaqësuese. Do ta shohim me interes dhe këto thirrje tregojnë merkaton e mirë, pasi ne përfitojmë para nga këto ftesa që kanë mbërritur për ta. Se gjithmonë na kritikojnë për menaxhimin”, e mbyll Halili duke buzëqeshur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online