Sinemati ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” atje ku ka komentuar edhe mbledhjen që i kanë bërë tifozët e Partizanit skuadrës së tyre. Menjëherë pas përmbysjes ndaj Teutës, mbështetësit e të kuqëve që ishin në stadium kanë marrë lojtarët duke u folur dhe pa festuar.
“Imagjino sikur kjo dukuri të përsëritet me ekipet e tjera, që lojtarët të japin llogari te tifozët. Një javë më parë thamë se Rama e tejkaloi të drejtën duke i folur tifozëve. Tani e tejkalojnë tifozët që marrin ekipin dhe i kërkojnë llogari. Nuk është e drejta e atyre, sado që sakrifikojnë, janë për t’u lavdëruar që e ndjekin, por zëri i tyre nuk mund të shkojë më tepër. Nuk bëhet takimi i kthesës kështu”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/