E tashmja dhe e ardhmja/ Mesfusha po shndrin dhe nuk është më dhimbje koke, nga Gjasula te Bare dhe Asllani

Nga Klaudio Ndreca

Dikur mesfusha ishte “dhimbje koke” për Shqipërinë. Në kohën kur drejtoheshim nga Panuçi, përtej golave të shumtë që pësonim, Mërgim Mavraj ishte i pari që foli hapur mbi problemin e vërtetë. Të gjithë kritikonin mbrojtësit për numrin e shumtë të realizimeve nga kundërshtarët, por në fakt, mesfusha ishte për t’u harruar.

Çdo dëshirë e rivalëve për të nisur aksione në portën tonë, përfundonte pikërisht në afërsi të zonës tonë. Pra nuk kishte një digë të mirëfilltë që të ndalonte në disa momente ekipin tjetër dhe të thyente disa aksione. Por kjo i përket së shkuarës, e tashmja dhe e ardhmja është e shndërritshme. Nga Gjasula te Asllani, për të vazhduar me Keidi Bare, Abrashi, Qazim Laçi apo edhe Ramadani, që kur u thirr në detyrë ndaj Polonisë, shkëlqeu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online