Futbolli amator dhuron histori nga më të pabesueshmet. Çudia e radhës ka ardhur nga kategoritë e ulëta të futbollit kroat dhe protagonisti i saj është tekniku 36-vjeçar i skuadrës së Slavonijas, Goran Uzelac.
Ekipi i tij po humbte me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj skuadrës së NK Tomislavit dhe me të mbaruar pjesa e parë, Uzelac vendosi që të futej vetë në fushë, më pas u realizua një skenar i denjë për një produksion hollivudian.
Slavonia arriti t’i përmbyste të zotët e shtëpisë me një tripletë nga vetë trajneri. Në përfundim të ndeshjes Uzelac u tregua modest duke vlerësuar gjithë punën e skuadrës, duke mos përmendur në asnjë moment faktin se ishte ai heroi i skuadrës që ai drejton.