E rrallë/ Tifozi shqiptar nënshkruan kontratën e punës më të pazakontë në Suedi: Kur luan Shqipëria duhet të jetë… ditë pushimi

Ka çmenduri dhe mbi çmenduri për Kombëtaren, por rasti i Julian Tereziut dhe rrëfimet e tij, janë të një niveli tjetër. Aktualisht ky shqiptar jeton dhe punon në Suedi, por në kontratën e punës ekziston një kusht i veçantë: “Kur luan Shqipëria, duhet të jetë ditë pushimi”. Por nuk është kjo e gjitha, rrëfimet e tij nuk duhen humbur në emisionin “Koha Shtesë”. (Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë)

“Po, kur hyra në punë e vendosa si pikë në kontratën time në Suedi që sa herë që të ketë ndeshjen Shqipëria, ta kem ditën pushim. Pronari e pranoi këtë kusht, për fatin e mirë është shqiptar dhe ai është tifoz i Shqipërisë. Pjesa tjetër e stafit te puna jonë është suedez, por nuk hapin kurrë probleme për këtë gjë, unë kur luan Shqipëria e kam pushim, kështu është edhe në kontratë. Këtë vit përshembull, nuk kam bërë fare pushime, asnjë pushim familjar, përveç atyre që kam udhëtuar për Kombëtaren”, tha Tereziu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *