E rrallë/ Taulant Xhaka si Zidan, gjuan me kokë Katiç! Arbitri habit botën e futbollit, “tallet” me mesfushorin shqiptar dhe i tregon 2 herë kartonin e kuq (VIDEO)

Një ndeshje e pabesueshme u zhvillua dje në Zvicër ku u takuan Basel dhe Zyrih. Në fund, miqtë fituan 0-2, ndërsa vendasit e mbyllën këtë ndeshje me tre lojtarë më pak. Në qendër të vëmendjes ishte Taulant Xhaka për mënyrën e pazakontë sesi e la fushën.

Në minutën e 97-të të ndeshjes Burger ka marrë karton të kuq direkt në skuadrën e Baselit dhe pesë minuta më vonë atij i është bashkuar edhe Taulant Xhaka, por mënyra se si ky mesfushor e ka marrë kartonin e kuq është tema kryesore e mediave europiane.

Xhaka kishte karton të verdhë nga më parë dhe më pas e goditi Nikola Katic me kokë në gjoks, për të cilën gjyqtari i dha kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerrë nga loja.

Kur lojtari i Baselit ishte tashmë në dhomën e zhveshjes, arbitri po shikonte VAR-in dhe, për habinë e të gjithëve, thirri Xhakën të kthehej. Kur të gjithë prisnin kthimin e vendimit erdhi tronditja e madhe.

Xhaka u kthye i lumtur nga dhoma e zhveshjes duke menduar se do të vazhdonte lojën dhe do të shmangte dënimin, megjithëse arbitri mendoi ndryshe.

Ai i ka treguar Xhakës se i është anuluar kartoni i verdhë që i është dhënë për goditjen e Katiçit dhe më pas i ka treguar shqiptarit një karton të kuq direkt dhe i ka treguar sërish rrugën për në dhomën e zhveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online