Portieri i Seviljës, Bono është njeriu i momentit në Spanjë, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e fundit kundër Valadolid. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga lojtarët e Seviljës, topi ngec në zonë dhe portieri 29 vjeçar përfitoi nga ky rast për ta shndërruar në gol.
Bono nuk iu besoi dot syve dhe shpërtheu në mënyrë të çmendur, duke hequr fanelllën. Të gjithë shokët e skuadrës dhe gjithashtu rezervat përgëzuan gardianin e Sevijës për ngjarjen e paharrueshme.
Hera e fundit kur një portier shënonte në minutën e fundit në elitën e Europës daton para katër viteve në ndeshjen Benevento-Milan ku Alberto Bringoli shënoi me kokë në minutën e 95-të për t’i mohuar fitoren Milanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#LaLiga ??
Valladolid vencía 1-0 a Sevilla.
Última jugada del partido, Bono sube al area.
El final te sorprenderá.
pic.twitter.com/42h3BrQq7n— De Taquito (@De_Taquitoo) March 20, 2021