Një rast tërësisht i rrallë ka ndodhur në mbrëmjen e “Europa League” sa i përket përballjes mes Hofenheimit dhe Crevena Zvezdës. Ekipi gjerman arriti të fitonte në shifrat 2-0, ndërsa trajneri Sebastian Hoeneb bëri një lëvizje të papritur. Në pushimin mes pjesëve u mësua ndërrimi i mesfushorit Florian Grillitsch. Një lëvizje tërësisht e pakuptimtë kjo në pamje të parë pasi lojtari ishte në nivelin e duhur, ndërsa nuk vuante nga ndonjë lëndim.
Më vonë do të kuptohej edhe e vërteta! Në kohën që Grillitsch po luante kundër Crevena Zvezdës, gruaja kishte shkuar në spital për të lindur. Trajneri nuk e mendoi dy herë për ta lënë që të largohej nga stadiumi dhe të shkonte menjëherë në spital për t’iu gjendur pranë sapo erdhi informacioni në mesin e pjesëve. Sepse ka disa gëzime më të bukura dhe të papërshkrueshme sesa fitimi në një ndeshje futbolli… /Sport Ekspres/