Ekipet e Serisë A kanë luajtur në kushte të vështira atmosferike këtë javë. Ndeshja e sotme mes Bolonjës dhe Milanit është zhvilluar në temperatura mjaft të larta, pavarësisht faktit se topi i parë është gjuajtur nga mesfusha në orën 20:45. Pas përfundimit të pjesës së parë, lojtarët e Milanit janë parë të qendrojnë në fushën e lojës.
Kampi kuqezi ka marrë vendimin e rrallë për të mos ndjekur rregulloren për të hyra në dhomën e zhveshjes. Shkak për këtë veprim është bërë temperatura e lartë në brendësi të stadiumit. Për të shmangur vapën, ekipi i Milanit ka zgjedhur të presë për 15 minuta në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/