E rrallë/ Duan gatime tradicionale, biftekë dhe salsiçe! Argjentina shkon në konviktet e studenteve në Katar, nuk do qëndrojnë në hotele me 5 yje

Ndoshta deri më tani asnjë organizator i kampionateve botërore nuk ofron një luks të tillë siç është rasti i Katarit, por për disa futbollistë nuk bëhet fjalë aq për të shijuar hotelet me pesë yje, sa për respektimin e traditës.

Argjentina është padyshim ndër favoritët e parë për të fituar Botërorin, lojtarët janë mësuar të kenë gjithçka që duan duke pasur parasysh se shumica e tyre fitojnë shumë para në klubet evropiane.

Lionel Messi dhe pjesa tjetër e ekipit mbërritën në Doha të enjten, por ndryshe nga shumica e rivalëve të tyre, ata zgjodhën një konvikt studentor modest në vend të një hoteli super-modern. Ky vendim i Argjentinës erdhi si pasojë e faktit se nuk do të mund të organizonin një barbekju në një hotel luksoz, që është një traditë e shenjtë në atë vend të Amerikës së Jugut.

Kështu, në një nga konviktet e studentëve u ndërtua një zonë speciale barbeque, ku lojtarët e Argjentinës mund të shijojnë biftekë të ndryshëm viçi, salsiçe të pjekura në mënyrën tradicionale argjentinase.

Mishi i viçit nga vendi i Amerikës së Jugut i konsideruar më i miri në botë u dërgua gjithashtu në Katar për ekipin argjentinas. Një kuzhinier do të jetë gjithashtu i gatshëm për të siguruar që të gatuhet ashtu siç do të ishte në Argjentinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

@thefootballkingdom1 #world #worldcup #worldcup2022 #qatar #qatar2022 #qatarbd #qatar #football #national #nationalmatchaday #fifa #uefa #fyp #fyp? #fyyyyyyyyyyyyyyyy #messi #messi_king #messi10 #argentina #argentina?? #argentinatiktok ? original sound – Saju_10_

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online