“E rëndësishme ta nisnim vitin kështu”, Vojvoda flet pas shkatërrimit të Fiorentinës: Punova në karantinë dhe sot dhashë asist

Torino ka shkatërruar Fiorentinën me rezultatin e thellë 4-0. Protagonist në fushën e lojës ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda, i cili mban autorësinë e asistit të parë të takimit. Pas përfundimit të ndeshjes, 26-vjeçari ka dhënë një prononcim për “Torino Channel”, ku tregon se sa e rëndëishme ishte fitorja.

“Ishte e rëndësishme ta nisnim vitin kështu, me një ndeshje të mirë kundër Fiorentinës. Ne e dimë se janë të vështira. Sot ishim shumë efektivë, kjo ishte e rëndësishme, ishim gati. Ne punonim në shtëpi sepse ishim në karantinë. Nuk dilnim dot, klubi na siguronte rutinë në shtëpi dhe ne punonim ashtu.

A jam mësuar të luaj në të majtë? Po, jam mësuar me këtë. Edhe pas stërvitjes, tani bëj gjithmonë krosime nga e majta. Sot bëra një asistim dhe Singo një gol, ishte e rëndësishme”, ka thënë Mërgim Vojvoda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *