E quajti mbrojtje të dobët, Gasperini jep leksion nga konferencë: Domenech? Ka të drejtë, e mohojmë në fushë

Ish-trajneri i Kombëtares së Francës, Raymond Domenech, do të habiste jo pak me deklaratën e tij për Atalantën. Këta të fundit kanë rrëmbyer simpatinë e të gjithëve me futbollin që luajnë, por për ish-lojtarin francez nuk mund të jenë kurrsesi një shqetësim për PSG-në në ndeshjen e Champions League. Madje duke kritikuar mbrojtjen e bergamaskëve, të cilën e quan shumë të dobët.

Nuk ka vonuar shumë për të mbërritur te reagimi i Gasperinit. Vetë arkitekti i kësaj makine perfekte jep leksion edhe në konferencë për shtyp. Trajneri italian lë mënjanë polemikat dhe thjesht i jep të drejtë kolegut të tij, duke kërkuar që në fund t’i tregojnë të kundërtën në fushë. Fundja është pikërisht tapeti i gjelbër që do të thotë fjalën e fundit.

“Deklarata e Domenech? Mendoj se ka të drejtë. Nëse na ka parë duke luajtur ka bërë vlerësimet e tij. Shpresojmë t’ja mohojmë (deklaratën) në fushë”, ishin fjalët Gasperinit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *