“E quajta Vengerin t*rap që të më shiste“, Bendtner tregon prapaskenat për largimin nga Arsenali

Niklas Bendtner ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij te skuadra e Arsenalit, në të cilën duket se nuk ka kenë edhe aq i lumtur. Danezi mbahet mend për gafat e shumta në fushën e lojës, ndërsa në intervista ka ditur të jetë i veçantë duke folur hapur mbi ngjarjet që kanë ndodhur. Këtë herë “Lord Bendtner“ ka rrëfyer për “FourFourTwo“ një prapaskenë të tijën me topçinjtë që daton në verën e vitit 2013.

Sulmuesi shtatlartë dëshironte largimin nga Arsenali në atë periudhë, por klubi londinez ende nuk kishte gjetur një zëvendësues për të, për këtë arsye nuk e lejoi të ndërronte fanellë. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer 32-vjeçarit, që zbulon se ka ofenduar trajnerin Venger në mënyrë që të ndryshonte mendim. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Bendtner ndau rrugët me klubin vetëm një vit më vonë.

“Ne e respektonim njëri-tjetrin dhe kishim takime të mira. Ishim të sinqertë me njëri-tjetrin. Por në atë moment (verën e vitit 2013) doja të largohesha nga Arsenali dhe Kristal Palas kishte bërë një ofertë të madhe për mua. Marrëveshja dështoi sepse Arsenali nuk mundi të gjente një zëvendësues.

Venger më telefonoi dhe më tha: “Më fal, nuk mund të ikësh”. Kjo më erdhi si një goditje e madhe, pasi po prisja gjithë javën që të largohesha. E ofendova Arsenin dhe e quajta t*ap në mënyrë që të më shiste, por nuk funksionoi“, ka zbuluar Niklas Bendtner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online