E quajnë si talent të madh! Djaloshi nga Berati te ekipi i Bundesligës, stërvitet me skuadrën e parë

Nga Klaudio Ndreca

Në një kohë kur thuajse të gjitha ekipet shqiptare kanë kaluar më tej në Europë, kur Serisë A po i vazhdon shtimi i lojtarëve shqiptarë, lajme të mira vijnë edhe nga Gjermania.

Tim Civeja, është ky djaloshi që konsiderohet me të ardhme të ndritur. Mesfushori nga Berati ka arritur të marrë vëmendjen e ekipit të parë duke u stërvitur me ta, pasi la gjurmë dhe shkëlqeu me grupmoshat, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Augsburgu me të rinjtë.

Sa i përket Kombëtares, Shqipëria e ka kontaktuar gjithmonë djaloshin nga Berati, madje edhe vetë lojtari e dëshiron Kombëtaren tonë. Por disa probleme që vijnë nga klubi gjerman kanë bërë që dëshira për ta parë me fanellën kuqezi të shtyhet pak në kohë. Civeja është thirrur edhe këtë herë nga të rinjtë e Gjermanisë, por në të ardhmen do ta shohim me Shqipërinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *