E FUNDIT/ “Oh, Thiago Silva”! Mbrojtësi brazilian zyrtarizohet në “Premier League”, zbulohet edhe kontrata

Nga Klaudio Ndreca

Thiago Silva është larguar nga PSG pas më shumë sesa 7 vitesh kontribut për gjigandët francez. Mbrojtësi brazilian ka nisur një aventurë të re ashtu siç edhe pritej në fakt, pasi e shpalli lamtumirën e tij menjëherë pas përfundimit të finales në “Champions League”.

“Oh, Thiago Silva”, është kjo mënyra sesi Chelsea zyrtarizon afrimin e këtij lojtari. Sa i përket kontratës së ofruar lidhet ngushtësisht edhe me moshën e Silvës, duke mos qenë afatgjatë pasi flasim për një mbrojtës që është 35-vjeç.

Për një vit braziliani do të jetë pjesë e ekipit që drejtohet nga Lampard, ndërsa nëse arrin të tregojë nivele të larta në “Premier League” ka mundësinë e rinovimit të kontratës edhe për një vit tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online