E quajnë si skandalin e ardhur nga zona VIP e Vllaznisë, mediat boshnjake: Iu dhamë ujë shqiptarëve, ata i përdorën për të gjuajtur

Vllaznia humbi në shifrat 3-1 kundër Siroki Brijeg në transfertën e djeshme. Takimi është vendosur nga arbitri rus që bëri gabime të shumta dhe anojë tërësisht nga vendasit. Për këtë arsye te shkodranët ka pasur acarim duke parë mënyrën sesi po vendosej ndeshja. Ndërkohë mediat boshnjake e cilësojnë si skandal sjelljen e personave që ndodheshin në zonën VIP dhe që vinin nga Shqipëria.

“Për shkak të temperaturës së lartë, një pjesë e delegacionit të Vllaznisë në zonën VIP hoqën bluzën dhe shkelën kodin e veshjes. Siroki Brijeg iu dha atyre shishe uji në mënyrë që të shuanin etjen, ndërsa shqiptarët i përdorën për të goditur arbitrat me të njëjtat shishe. Nuk dihet ende nëse UEFA do t’i dënojë”, shkruhej në raportim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online