E pyesin për Shqipërinë, De Biazi e humb emocionin në median e Serbisë: Akoma e kujtoni ju atë që ndodhi?

Nga Klaudio Ndreca

Në shumë raste zgjedhim që të lidhemi dhe të ndjejmë disi më tepër, ndonjëherë edhe pa e kuptuar, me njerëz që janë kalimtar të një periudhe të shkurtër në rrugëtimin që do të përshkruajmë. Një i tillë ishte edhe Xhani De Biazi, trajneri i cili fitoi dashurinë e verbër të gjithë shqiptarëve.

Padyshim që arritja historike me Shqipërinë për të mbërritur në Europian, është kthyer dyfish më tepër mes vlerësimeve të marra, respektetit dhe njëkohësisht mirënjohjes së shqiptarëve kudo në botë. Shpeshherë kur trajneri italian udhëtonte në Europë për arsye të punës dhe duhej të darkonte, ushqimi ishte falas pasi jo pak herë pronarët shqiptarë shfaqeshin në çdo cep.

Por nga ana tjetër duke harruar se De Biazi ishte duke bërë punën e tij. Pasaporta shqiptare që do t’i jepej ishte një tjetër vlerësim për punën e arritur me Kombëtaren. Por deklarata ku tregohej se motivonte lojtarët e Azerbajxhanit duke i treguar se ka arritur të kualifikohet edhe me një ekip të dobët si Shqipëria, i ka trazuar disi ndjenjat e tifozëve kuqezinjë.

Së fundmi De Biazi ka dhënë një intervistë për median serbe “Informer”. Jo më kot pasi “Deja Vu” i përsëritet atje ku Azerbajxhani ka në grup Portugalinë dhe Serbinë, të njëjtët kundërshtarë me të cilët është përballur edhe Shqipëria përpara mbërritjes në Francë.

Gazetari ka zgjedhur që ta pyes De Biazin nëse i shqetësohet një “pritje armiqësore” nga ana e tifozëve duke ditur skenën e Beogradit, “Sinqerisht, nuk shoh asnjë arsye për t’u shqetësuar. Duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur, unë mendoj se opsioni më i mirë është ta lëmë mënjanë këtë kujtim të pakëndshëm. E vetmja gjë që dua të theksoj është përgjegjësia dhe serioziteti i treguar nga lojtarë si Alexander Kolarov, Branislav Ivanovich dhe disa lojtarë të tjerë me përvojë që u përpoqën të qetësojnë situatën”, u shpreh De Biazi.

E teksa gazetari insiston, duke kërkuar sinqeritetin e trajnerit nëse vërtet udhëtimi në Serbi nuk do t’i japi asnjë emocion të veçantë, De Biazi përgjigjet tërësisht si italian, duke hequr edhe atë pak përqindje të shqiptarizimit të pretenduar më parë: “Unë nuk ju kuptoj, për çfarë po flisni tani, po ktheheni mbrapa dhe po gjeni ndeshje të para pesë viteve?”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online