Situata në kampin e Romës nuk është aspak e qetë. Ajo humbje 6-1 kundër Bodo/Glimt-it i ka turbulluar ujërat te verdhekuqtë. Mourinho nuk do të kursehej aspak me deklaratat në media atë natë, duke ironizuar lojtarët e tij, ndër të cilët edhe Kumbullën. I pyetur në konferencën për shtyp se çfarë shkon keq për faktin se Kumbulla, Perez dhe Diaëara kanë kushtuar më shumë se 70 milionë euro, portugezi ka lënë të kuptohet se drejtuesit aktual të klubit kanë marrë në duar gabimet e të tjerëve, madje duke bërë edhe një krahasim që kalon limitet. Fjalë këto që duket se e bëjnë të sigurt largimin e mbrojtësit shqiptar në janar.
“Nuk dua t’ju përgjigjem konkretisht për Kumbullën dhe Perezin. Unë do t’ju përgjigjem në një mënyrë më globale, përfitoj nga ky rast për të thënë diçka më shumë. Ka kaq shumë njerëz që qeshin me atë që bëmë me Romën. Friedkinët kanë marrë në dorë, fjala fillon me m, shumë gabime që kanë bërë të tjerët. Thiago Pinto e njëjta gjë. Prona ka shpenzuar shumë para për të kompensuar kaq shumë gabime të bëra më parë, dhe njerëzit që qeshin, disa qeshin me xhepat plot para. Ke të drejtë. Kaq shumë miliona. Kanë shpenzuar për të blerë cilësi, për të krijuar kushte për sukses.
Nuk është e vërtetë që Mourinho nuk është i lumtur. Gënjeshtra. Sigurisht që unë dua më shumë lojtarë, një skuadër të ekuilibruar për të bërë një qarkullim, për të qenë në gjendje të bëj pesë ndryshime. Mourinho nuk është budalla, respekt i madh për Friedkins, për Thiago-n. E pranova sepse e kuptoj situatën. Rezultati ndodh një herë në jetë. Mund të kishim pësuar shtatë ose tetë, i vetmi përgjegjës jam unë. As lojtarë, as klubi dhe as Thiago. Vendosa të luaja se kishte rrezik të madh për të humbur lojën, kurrë nuk e kisha menduar një fatkeqësi si kjo. E bërë me qëllime të mira. Nga frika e lëndimeve, e klimës, e fushës sintetike, e grumbullimit të ndeshjeve, e lojës me Napolin, Cagliarin, Milanin. Bëra gabim. Përgjegjësia ime.
Ne kemi nevojë për më shumë merkato, më shumë para. Pronarët po bëjnë përpjekje në të gjitha nivelet, unë i respektoj Friedkins. Pra, romanistët duhet të besojnë në atë që bëjnë. Unë nuk lexoj, më thonë çfarë keni shkruar. Ata po bëjnë punë ndërtimore, me Thiago -n. Nëna ime thotë: “me kalimin e moshës na humbin filtrat”. Ka shumë me komisione, komisione të dyfishta dhe pastaj lamtumirë të gjithëve. E ndërruan telefonin. Dhe kush paguan? Friedkin, Thiago, Mourinho. Detyra ime është gjithashtu të jem i sinqertë. Përgjegjësia ime. Nesër do të na shihni në pankinë, nuk ka lojtarë të dobët, por janë fëmijë 17 18 dhe 19 vjeç”, ka deklaruar Jose Mourinho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/