E pyesin për detajin e veçantë me Asllanin, Dimarko shpjegon përse e përqafoi mesfushorin shqiptar

Në goleadën e Interit kundër Udinezes gjendet edhe emri i Dimarkos. Anësori i zikaltërve shënoi golin e 2-të në fitoren e thellë 4-0. Mediat vunë re detajin e veçantë gjatë ndeshjes, kur lojtari Italian përqafoi Kristjan Asllanin. I pyetur në lidhje me këtë detaj, Dimarko ka sqaruar për “Inter TV” se ky veprim ndodhi për shkak se mesfushori shqiptar e kishte parashikuar golin e tij gjatë javës.

“Përqafimi për Asllanin? Gjatë jaës ai më tha se do të shënoja. Jam i lumtur. Jam i gëzuar për skuadrën, kemi mentalitetin e duhur. Por luajmë mirë. Duke luajtur mirë vijnë edhe rezultatet. Krahasimi me lojtarët e mëdhenj të Interit? Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Po flasim për dy mëngjarash të pabesueshëm. Jam i lumtur që krahasohem me ta”, ka thënë Federiko Dimarko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online