E pyesin për debutimin e Kumbullës ndaj Juves, trajneri i Romës: Nuk është rastësi, 1 pritje bëri Mirante

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla ka debutuar në mbrëmjen e sotme atje ku Roma u përballë me Juventusin. Mbrojtësi shqiptar e ka nisur me “marsh të pestë” aventurën e re në Itali, duke u përplasur kështu me më të mirët, pasi bëhej fjalë për kampionët e Serisë A.

Lojtari i Shqipërisë nuk do të zhgënjente aspak. Madje Andrea Pirlo do të detyrohej për ta larguar yllin e ri Kulusevski nga krahu ku ishte pozicionuar fillimisht pasi po “asfiksohej” nga Kumbulla. Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2 dhe paraqitja e mbrojtësit tonë përkrahë Mancinit dhe Ibanez ishte për t’u vlerësuar.

Në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe trajneri i Romës, Fonesca. Kur pyetet nga ana e gazetarëve sesi e vlerëson debutimin e Kumbullës, tekniku është shprehur: “Ne kemi vendosur sot tre mbrojtësa të rinjë si Kumbulla, Ibanez dhe Mancini. Të tre këta janë me kualitete të mëdha. E treguan sot se janë të fortë në mbrojtje, pasi nuk është koeçidencë që portieri ynë Mirante ka bërë vetëm një pritje ndaj Juventusit”, u shpreh Fonesca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online