E pyesin nëse eliminimi nga Interi është zhgënjimi më i madh, Pioli: Ne kemi pasur më shumë suksese se sa zhgënjime

Stefano Pioli është paraqitur përpara gazetarëve në prag të sfidës kundër Sampdorias. Trajneri i Milanit është pyetur në lidhje me eliminimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke pasur kureshtje nëse zhgënjimi më i madh për të është fakti se u eliminua nga një rival historik si Interi. Pioli është përgjigjur se rrugëtimi i skuadrës së tij ka më shumë suksese se sa zhgënjime.

“Ishte një zhgënjim i madh, sepse objektivi është shumë i madh. Ne filluam në 32-she (fazën e grupeve) dhe përfunduam në top katërshe. Shpresoj që të kem mundësi të tilla në karrierën time. Unë jam duke folur shumë me lojtarët e mi. Ne kemi bërë një rrugëtim ku ka më shumë suksese sesa zhgënjime”, ka thënë Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online