E prisnin në Izrael, Basha firmos në Greqi, detajet!

Një kapitull i ri për Migjen Bashën, futbollistin e kombëtares së Shqipërisë. Jo në Izrael, aty ku përflitej prej kohësh, por mesfushori i Barit, që ka probleme financiare dhe është drejt falimentimit, ka hedhur firmën e tij në Greqi, me skuadrën e Aris Selanikut.

Basha ka firmosur sonte dhe nga ajo që ka mësuar Sport Ekspres, ka nënshkruar për 2 vjet me 300 mijë euro në sezon.

Një tjetër motiv, nga burime pranë lojtarit, ka qenë sidomos afërsia me Italinë, ku Basha jeton prej shumë vitesh, duke e pasur edhe bashkëshorten italiane.

Basha ka veshur më parë edhe fanellën e Torinos, Komos, Lucernës, Rimini, Frozinone dhe Atalanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online