“E prisja ftesën”, sulmuesi shqiptar: Jam ndjerë pak i zhgënjyer, po kaloj një formë shumë të mirë

Ermal Krasniqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës për dy miqësoret kundër Armenisë dhe Hungarisë. Lojtari i Rapidit të Bukureshtit nuk është ftuar nga trajneri i ri, Foda, megjithëse është duke kaluar një formë të mirë në kampionatin rumun. Në një intervistë të dhënë për “RTV Dukagjinin”, Krasniqi ka thënë se e priste ftesën nga përfaqësuesja e Kosovës, por nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë vendimin e trajnerit.

“E kam pritur ftesën, por ky ka qenë vendimi i trajnerit. E respektoj. Kurdo që të jetë nevojë Kosova për mua jam i gatshëm. Deri tani nuk kam kontaktuar me trajnerin apo përfaqësues të FFK-së. Është mirë ta tregoj veten në ekipin ku po luaj dhe pastaj kur të vijë radha edhe te Kosova. Do të jap më të mirën gjithmonë. A jam ndjerë i zhgënjyer për mungesën e ftesës? Pak po. Tani jam në një moment shumë të mirë dhe kam statistika mjaft të mira për 9 ndeshje sa kam zhvilluar. Por ky është vendimi i trajnerit dhe e respektoj”, ka thënë Ermal Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/