Juventusi do te luajë ditën e sotme përballë Krotones në javën e katërt të kampionatit. Kjo sfidë do të luhet në oren 20:45 në stadiumin e Krotones, aty ku bardhezinjtë do te kërkojnë fitoren e radhës, me qëllimin madhor të mbrojtjes së titullit kampion.
Nje lajm i mire na vjen nga Italia, teksa Pirlo vazhdon te thërrasë ne 23-shen e klubit, shqiptarin Xhakomo Vrioni. Sulmuesi i Kombëtares U-21 ështe zëvendësuesi i vetëm qëndror i “Zonjës së Vjetër”, prandaj mund të ketë një shanc të artë në aktivizimin në pjesën e dytë te takimit.
Kujtojmë se Xhakomo Vrioni është një lojtar mjaft i talentuar dhe falë aftësive të tij në stërvitje, ai bëri debutimin me skuadrën A të Juventusit verën e kaluar ndaj Romës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/