“E presim me padurim“, trajneri i Empolit i lumtur për Bajramin: Ai po kthehet, e shoh në stërvitje

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pasditen e nesërme Empoli pret në shtëpi Fiorentinën. Trajneri i bluve ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku ka dhënë mendimin e tij edhe për Nedim Bajramin. Ky i fundit këtë sezon ka pasur ulje-ngritje por duket se ngadalë po kthehet në lojtarin e sezonit të shkuar. Këtë e pranon vetë Aurelio Andreaxoli, i cil iështë shprehur se mesfushori shqiptar po kthehet dhe këtë gjë e sheh në stërvitje.

“Ai po kthehet, ne jemi më se të lumtur. E presim me padurim. Nuk duhet të harrojmë se janë të rinj dhe se duhet të rriten. Ai po kthehet, e shoh në stërvitje, jemi pothuajse aty dhe i urojmë të përshpejtojë sa më shumë”, ka deklaruar Andreaxoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *