E ardhmja e futbollistit të Kosovës, Rashica ka qenë një nga lajmet më të lakuara gjatë merkatos, teksa pritet të largohet nga klubi gjerman, Verder Bremen. Thashethemi i fundit ishte që lojtari do të transferohej këtë merkato tek Aston Vila, e cila luan aktualisht në Premier Ligë. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Verder Bremen, por sipas tij eshte thjesht një interesim i skuadrës angleze, por asgjë konkrete.
“Është e vërtetë që kemi qenë në kontakte me Aston Vilën. Por për momentin nuk kemi asgjë konkrete. Megjithate jemi në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e Milotit, për të mësuar të ardhmen e tij”.
Për kartonin e 24 vjeçarit Aston Villa ështe gati të paguajë rreth 18 milionë euro, ndërsa Verder Bremen nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 20 milionë euro. Në rast dakordësie të plotë të te dyja skuadrave, Rashica do të transferohet brenda afatit të kesaj merkatoje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/