“E pranoi vetë në fushë”! Tuheli acarohet me arbitrin: Nuk kishte guxim te jepte penallti të merituar në çerekfinale, ishte një gabim fëmijësh

Tomas Tuheli është larguar i pakënaqur nga Londra. Jo aq shumë i mërzitur me rezultatin, se sa me cilësinë e arbitrimit. Trajneri i Bajernit ka deklaruar pës përfundimit të ndeshjes kundër Arsenalit se gjyqtari i takomit nuk i mohoi një penallti të merituar skuadrës së tij. Tuheli është shprehur se arbitri nuk kishte guximin të akordonte një prekje të topit me dorë në një ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Arbitri nuk kishte guximin e duhur për të dhënë penallti të merituar sot në një situatë të sikletshme dhe të çmendur. Por ai e pranoi në fushë që e pa situatën. Çerekfinalet nuk mjaftojnë për të për të dhënë një penallti për prekje të topit me dorë. Ishte një gabim fëmijësh. Ai e pranoi se e dinte për gabimin fëmijënor që bëri lojtari. Është pak acaruese”, ka thënë Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/