Aleksandr Kokorin ka marrë vëmendjen e gjithë medieve botërore, pasi pak ditë më parë ishte protagonist i një sherri në një lokal. Lojtari i Zenit është filmuar nga kamerat teksa dhunonte dy burra në një kafe së bashku me lojtarin e Krasnodarit dhe njëkohësisht shokun e tij ngushtë Pavel Mamaev.
Rusi është arrestuar nga forcat e renit dhe për të është dhënë një masë paraprake. Deri më datën 8 dhjetor do të qëndrojë pas hekurave të burgut dhe më pas do të merret vendimi për të.
Jeta dhe karriera e 27-vjeçarit merr një rrjedhë krejt tjetër, pasi tani duhet të mendojë që të zgjidhë si fillim problemet me ligjin, ndërsa më pas të shohë për karrierën e tij në futboll.