“Askujt nuk i pëlqen të mos luajë”! Dëmtimet bëjnë Klopin të reflektojë, ndryshon mendim për Shaqirin

“Askujt nuk i pëlqen të mos luajë”, ishin fjalët e Xherdan Shaqirit kur u pyet në një intervistë nëse do të preferonte të largohej nga Liverpuli. Lojtari me origjinë shqiptare vazhdon të mbetet thjesht një rezervist tek të kuqtë, pavarësisht se aftësitë e tij në fushën e lojës janë të magjishme. Për të mos lejuar zënka në të ardhmen midis klubit dhe Shaqirit, drejtuesit vendosën ta nxjerin në shitje.

Megjithatë dëmtimet e shumta të kampionëve të Anglisë e kanë bërë trajnerin Klop ta mendojë më mirë këtë situatë. Sipas raportimeve pranë klubit, gjermani ka vendosur ta heqë Shaqirin nga lista e transferimeve. Mesfusha është reparti ku Liverpuli ka më shumë të lënduar dhe 29-vjeçari di ta bëjë mjaft mirë këtë pozitë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online