“E pështyn bukën që ha”! E kishte shtëpinë që e rriti, Vlahovic harron Fiorentinën: Nuk më intereson

Dusan Vlahoviç u transferua me shumë bujë tek skuadra e Juventusit në merkaton e janarit. Futbollisti serb i tregoi menjëherë aftësitë e tij në lojë, duke shënuar gol në ndeshjen debutuese me fanellën bardhezi.

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga transferimi Vlahoviç, duket se ai e ka harruar ish skuadrën e tij Fiorentinën. Përpara ndeshjes e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, deklaroi se Fiorentina është thjesht një skuadër si gjithë të tjerat.

“Gjysmëfinalja kundër Fiorentinën. Më intereson fitorja, gjërat e tjera nuk më interesojnë aspak. Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat”-deklaroi Vlahoviç pa shprehur aspak emocion për ish skuadrën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online