Sot në orën 20:45 do të luhet finalja mes Manchester City dhe Chelsea në Portugali. Njësoj si përpara dy viteve, kjo finale do të jetë përballje mes dy skuadrave angleze, çka tregon se futbolli anglez është ringritur në majën europiane. Finalja e sotme po shihet si dhe një përballje personale mes Guardiolës dhe Tuchel, të cilët kanë krijuar dy klube fantastike në saj të taktikave të tyre.
Në një prononcim mediat, Tuchel e ka mohuar kategorisht këtë gjë, duke thënë se kjo nuk është një përballje tenisi ku sfidohen 2 persona në mënyrë individuale. “Finalja e Champions League është më shumë se kaq. Nuk do të luajmë tenis nesër, nuk do të jetë vetëm Tuchel kundër Guardiolës. Unë do të përgatis skuadrën time, ai do të përgatisë skuadrën e tij. E kam mendjen vetëm tek ndeshja e nesërmë. Pres një Manchester City aspak normal dhe tepër të fuqishëm në 11-shen e tyre.”- u shpreh Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/