Shqipëria ka humbur ndaj Italisë me shifrat 1-3. Kuqezinjtë shënuan të parët me Ardian Ismajlin, por gjithçka u përmbys nga axurrët që shënuan me Di Lorenzon dhe dopietën e Grifos. Më poshtë do të gjeni të gjitha reagimet që kanë ardhur në fundin e këtij takimi për Supersport.
Mancini: “Shqipëria është skuadër e mirë, e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë. Mendoj se Shqipëria bëri paraqitje të mirë. Lojtarët shqiptarë i njoh pasi nuk mund të luash në Serinë A nëse nuk ke kualitet. E përgëzoj Shqipërinë”.
Ardian Ismajli: “Kemi bërë ndeshje të madhe si ekip, kemi luftuar deri në fund. E prisja golin se jam në formë shumë të mirë. Pas golit na kaploi euforia. Goli i parë ishte fat që na ndëshkuan. Me punë mund t’i evitojmë këto gabime”.