Ka mënyra dhe mënyra sesi tifozët përleshen ose godasin me objekte njëri-tjetrin në stadium, por në Poloni, tregojnë krejtësisht origjinalitetin e shqiptarëve. Një prej tifozëve polak që ndodhej në Air Albania, Kamil, ka dhënë intervistë në mediat polake. Atje ai shprehet se tifozët shqiptarë kishin blerë disa modele të vjetra telefonash, të cilat nuk kushtojnë shumë dhe mund të shkaktojnë jo pak dëme, enkas për t’i fluturuar në drejtim të tifozëve të Polonisë.
“Situata ishte e qetë deri në hyrjen e stadiumit. Kështu, çdo polak duhet t’i jepte monedhat rojeve të sigurisë kur hynte në stadium gjoja për siguri. Sigurimi kishte marrë disa kupa ku polakët duhej të hidhnin monedhat. Disa tifozë u zemëruan dhe i hodhën në tokë në shenjë proteste, nuk kishte zgjidhje tjetër. Nëse nuk i dorëzoje, nuk hyje në stadium. Kur hyra në stadium, duke që situata ishte e rrezikshme.
Shumë njerëz që ndodheshin në rreshtat e parë ishin të pajisur, atje fluturonin shishe, pije, monedha, madje edhe telefona. Ata kishin blerë enkas modele të vjetra telefonash për t’i hedhur në stadium në drejtimin tonë. Një shishe plastike goditi edhe të fejuarën time. Ishte plastike, por kishte shumë ujë në të dhe e fejuara ime ndieu shumë dhimbje. Ne e lamë ndeshjen në minutën e 30, u larguam, por e fejuara ka qarë shumë gjithë rrugës dhe kishte të vjella rrugës”, tha Kamil. /Sport Ekspres/