Bajerni i Mynihut gjithmonë është parë si maja e karrierës për një trajner në Gjermani. Gjigantët e Bundesligës janë një nga klubet më të lavdishme të Europës dhe padyshim që një ofertë për t’u ulur në krye të pankinës së tyre do të ishte e mirëpritur nga cilido trajner. Por bavarezët gjenden në një situatë të pazakontë. Duket se askush nuk dëshiron të marrë përsipër të drejtojë Bajernin e Mynihut. Ralf Rangniku është i treti që refuzon të emërohet trajner i klubit të njohur gjerman. Lajmin e bën të ditur Fabricio Romano, i cili ka njoftuar se austriaku i bashkohet Alonsos dhe Nagelsmanit duke i thënë “jo” Bajernit.
“Bajerni ishte duke pritur që Ralf Rangniku të pranonte propoziin e tyre, me lajmërimin që ishte përcaktuar të jepej javën e ardhshme. Por ai (Rangniku) refuzoi për arsye personale. Pas Ksabi Alonsos dhe Nagelsmanit, gjithasht edhe Ralf Rangniku i thotë jo Bajernit. Bisedimet për trajnerin e ri do të rinisin menjëherë”, ka bërë me dije Fabricio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/