Një histori e pazakontë vjen nga Italia. Peter Sciotto ka vendosur të heqë dorë nga pronësia e klubit të ACR Messina-s, të cilin arriti ta mbante edhe për një tjetër sezon në Serinë C. Por çudia më e madhe qendron në shifrën që presidenti italian kërkon për të shitur klubin e tij, e cila është vetëm 1 euro. Një vlerë kjo të cilën mund ta paguajë çdokush.
“Deri më sot nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare për të blerë ACR Messina-n, vetëm disa telefonata për të kërkuar informacion përmbledhës. Janarin e kaluar dhe në maj theksova se si qëllimi im përfundimtar ishte të shpëtoja (klubin në) Serinë C dhe të largohesha. Me keqardhje të pamasë, pas pesë vitesh në krye të ACR Messina-s së lavdishme, ritheksoj vullnetin për të përfunduar këtu rrugëtimin tim si drejtues i kompanisë, për këtë arsye vendosa t’a dorëzoj pronën e ACR Messina-s me një shifër simbolike prej 1 €. Është akti im i fundit i dashurisë. Kam dhënë 24 orët e së dielës së 12 qershorit dhe pa pas kësaj, nëse nuk ka asnjë përgjigje, do të analizoj situatën dhe do të marr vendimet pasuese, qoftë edhe të dhimbshme”, shkruhet në njoftimin e Peter Sciotto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/