E pazakontë/ I kishin lënë të njëjtin hotel në Turqi, del video e sherrit mes ekipit të futbollit nga Ukraina dhe atyre të Rusisë

Një konflikt i madh ka ndodhur mes klubit rus të Shinik dhe atij ukrainas të Minaj. Këto skuadra ishin në një hotel në Antalia. Për shkak të kaosit të tërmeteve shkatërruese, u krijua një situatë ku ekipet e dy vendeve armiqësore duhej të ishin në të njëjtin vend.

Konflikti nisi nga ekipi ukrainas, i cili iu afrua trajnerit të Shinik dhe i kërkoi atij të këndonte himnin kombëtar të Ukrainës. Për këtë ka reaguar trajneri rus duke i ftuar ata të dalin para hotelit dhe të zgjidhin problemin me grushte. Stafi i hotelit ia doli që të ndalonte sherrin, por jo për shumë kohë.

Futbollistët ukrainas shfrytëzuan avantazhin e tyre numerik dhe mundën katër lojtarë rusë. Portieri Mikhail Filipov, mbrojtësi Artyom Semeykin, mesfushori Dmitry Samoilov dhe sulmuesi Ilya Gruznov u lënduan rëndë. Përveç tyre ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe mbrojtësi Danil Petrunjin, i cili u sulmua nga ukrainasit në ashensor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online