E pazakontë! Gafa më e madhe e arbitrit, Meksika pësonte golat dhe topin e niste nga mesfusha vetëm Kolumbia (VIDEO)

Kolumbia u përball me Meksikën në stadiumin Levi’s në Kaliforni dhe shikuesit shijuan pesë gola. Edhe pse vetë ndeshja ishte cilësore, pasi Kolumbia triumfoi me 3-2, rezultati nuk ishte në plan të parë. Në vend të kësaj, kjo ndeshje po shkruhet për shkak të një gabimi të çuditshëm arbitrimi.

U konstatua, siç shihet në video, se Kolumbia i nisi të dyja pjesët e lojës nga qendra e mesfushës. Asnjëra palë nuk dukej të kundërshtonte vendimin në atë kohë, por kjo u vu re nga tifozët. Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, kolumbianët e nisën edhe dy herë nga qendra pasi Meksika pësoi gola.

Në fund katër herë kombëtarja e Kolumbisë e luajti topin nga qendra. Duke qenë se ishte vetëm një ndeshje miqësore, nuk u bë shumë zhurmë për këtë gabim, por nëse do të ishte një ndeshje zyrtare gjërat do të ishin krejtësisht ndryshe. Në këtë rast, ndeshja duhet të riluhet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online