Kolumbia u përball me Meksikën në stadiumin Levi’s në Kaliforni dhe shikuesit shijuan pesë gola. Edhe pse vetë ndeshja ishte cilësore, pasi Kolumbia triumfoi me 3-2, rezultati nuk ishte në plan të parë. Në vend të kësaj, kjo ndeshje po shkruhet për shkak të një gabimi të çuditshëm arbitrimi.
U konstatua, siç shihet në video, se Kolumbia i nisi të dyja pjesët e lojës nga qendra e mesfushës. Asnjëra palë nuk dukej të kundërshtonte vendimin në atë kohë, por kjo u vu re nga tifozët. Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, kolumbianët e nisën edhe dy herë nga qendra pasi Meksika pësoi gola.
Në fund katër herë kombëtarja e Kolumbisë e luajti topin nga qendra. Duke qenë se ishte vetëm një ndeshje miqësore, nuk u bë shumë zhurmë për këtë gabim, por nëse do të ishte një ndeshje zyrtare gjërat do të ishin krejtësisht ndryshe. Në këtë rast, ndeshja duhet të riluhet. /Sport Ekspres/
Insólito. Colombia hizo el saque desde mitad de cancha en ambos tiempos contra México. Esto en un partido por los puntos hasta podría dar para repetir el partido.
??@GolCaracol pic.twitter.com/YL8Ag2N13l— Javier Carbonell ? (@xaviercarbonell) September 28, 2022