Armando Broja hyri sot për herë të parë si titullar në fushën e lojës me fanellën e Chelsea-t. Potter preferoi sulmuesin shqiptar përpara Aubameyang-ut për të kërcënuar Brentfordin. 21-vjeçari tregoi cilësi të mira në pjesën e parë të takimit. Me shpejtësinë e tij ishte një shqetësim konstant për mbrojtjen kundërshtare, që shpesh herë vuajti prej tij.
Loja në pjesën e dytë nisi me një ritëm më të ulët, ndërsa Broja nuk do të mund të përfundojë 90 minutat e plota. Trajneri vendos ta zëvendësojë në minutën e 60, për t’i dhënë hapësira Sterlingut. Menjëherë pas ndeshjes, Potter ka treguar edhe mendimin e tij për ndeshjen e parë të Brojës si titullarë.
“Ne kemi parë dy apo tre veprime të Brojës në pjesën e parë, të asaj se çfarë është i aftë të bëj ai. Brentford të vendos shumë në presion dhe në anën fizike, për këtë arsye mendova se Broja do të ishte më mirë. Mendoj se doli mirë si ndeshje e parë për Brojën. Për shkakun se ishte ndeshja e tij e parë si titullar, mendova se mjaftonin 60 minuta”, tha Potter. /Sport Ekspres/