E para në histori, luhet derbi Tirana-Partizani dhe mbushet boshllëku i Superiores

Tirana-Partizani do të ishte derbi i zhvilluar nëse Superiorja do të kishte filluar normalisht si në sezonet e mëparshme. Mungesa e përgjigjes nga ana e Qeverisë për katër pikat e kërkuara nga ana e klubeve shqiptare të elitës ka sjellë edhe ngërçin që nuk është zgjidhur ende.

Ndërkohë Federata ka nisur një nismë pak kohë më parë duke i detyruar të gjitha skuadrat që të formojnë edhe ekipin e femrave për të qënë pjesë e Superiores. E për të mbushur disi këtë boshllëk do të vijë derbi i ditës së sotme mes Tiranës dhe Partizanit për femrat që do të luhet në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. /Sport Ekspres/

Njoftimi: “Përshëndetje të gjithëve, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Tirana dhe Klubin e Futbollit Partizani organizojnë derbin e parë të futbollit të femrave, Tirana-Partizani. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Ndeshja do të zhvillohet sot në fushën e kompleksit Fari, ora 14:30”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online