Që nga mbrëmja e 2 dhjetorit Champions League do të ketë një prani femërore në fushë. Drejtësinë mes Juventusit dhe Dinamos së Kievit do e ndajë francezja Stephanie Frappart. Kjo e fundit thyen një tjetër tabu në karrierën e saj, teksa bëhet e para femër që i besohet roli i arbitres kryesore në një ndeshje të këtij kompeticioni kaq madhor.
Francezja 37-vjeçare ka gjykuar më parë edhe Superkupën e Europës në vitin 2019, si dhe ka bërë debutimin në Europa League në takimin mes Leiçesterit dhe Zorias vetëm pak muaj më parë. Një arritje e madhe kjo për Frappart, që kthehet në një frymëzim për të gjitha femrat, të cilat mund në të ardhmen mund të ndjekin hapat e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/