VIDEO/ “-5” për të ndezur derbin, “Tirona Fanatics“ thumbojnë rivalin e përjetshëm spektaklin në tribuna

Të premten do të luhet derbi i shumëpritur mes Partizanit dhe Tiranës, por që këtë herë fatkeqësisht do të zhvillohet në një stadium të boshatisur. Megjithatë tifozët besnikë të të dyja skuadrave kanë nisur të ndjejnë emocionet që tani, duke filluar edhe thumbimet në rrjetet sociale. Derbi luhet gjithnjë edhe mes tifozerive, gjë të cilën “Tirona Fanatics” e di mirë.

Tifozët e bardhebluve kanë ndezur supersfidën me rivalin e përjetshëm një “-5“ në rrjetet sociale, ku i kujtojnë të kuqve njëkohësisht numrin e golave të pësuar në derbin e sezonit të shkuar, por edhe numrin e ditëve të mbetura deri në momentin kur të dyja skuadrat do të përballen sërish.

Gjithashtu “Tirona Fanatics” ka shpërndarë në “Facebook” një video me spektaklin që kanë dhuruar nga stolat e stadiumit në duelin e 28 shkurtit, ndërsa shkruan: “Çfarë spektakli dhuronte njëra tribunë e çfarë spektakli shijonte tribuna tjetër! A E NJIFNI BABËn JU?!”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online