Vllaznia mori kreun e grupi A një ditë më parë, ndërkohë që sot zhvillohen edhe tre takime të javës së tretë në këtë grupi. Në Lezhë Besëlidhja vendase pret Veleçikun e rikthyer në të Parën. Sfidë mjaft interesante ajo që luhet në Shijak.
Erzeni do të përballet me Burrelin e drejtuar nga Stavri Nica, ish-trajneri i tyre. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Vorës dhe Ilirisë së Fushë-Krujës. Të dielën luhet Shënkolli-Korabi, për t’u përmbyllur të pesta sfidat e kësaj jave në grupin A.
Në grupin B janë dy ndeshje mjaft të forta. Egnatia kryesuese pret Lushnjën. Një ndeshje mes rivalësh për Superiore, ashtu sikurse ajo tjetra Apolonia-Bylis që luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit.
Oriku në fushën e vet do të kërkojë ndërkohë pikët e plota dhe do të luajë kundër Pogradecit. Këtë javë luhet edhe një derbi, ai mes Turbinës dhe Elbasanit. Për t’u përmendur është fakti që ndeshja do të luhet pa praninë e publikut. Tomori-Besa është takimi i fundit, por që do të zhvillohet të dielën.
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
GRUPI A
E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Besëlidhja – Veleçiku
Erzeni – Burreli
Vora – Iliria
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Shënkolli – Korabi
E premte, më 21 shtator, ora 16:00
Vllaznia – Dinamo 2-0
Grupi B
E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Oriku – Pogradeci
Egnatia – Lushnja
Turbina – Elbasani
Apolonia – Bylis
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Tomori – Besa