Guardiola është një trajner i klasit botëror, i cili ka patur fatin të ketë në patronazh kampionë tek Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti. Lionel Mesi ishte lojtari më i aktivizuar në fushën e lojës nga Guardiola, teksa argjentinasi numëronte 219 ndeshje nën mbikëqyrjen e spanjollit. Këtij rekordi i ka ardhur fundi ditën e sotme nga sulmuesi anglez Sterling, i cili përballë Brajtonit ditën e sotme regjistroi ndeshjen e tij të 220-të.
Sterling zëvendësoi Foden në minutën e 82-të, e cila mjaftoi për të thyer rekordin e legjendës së futbollit. Nga ana tjetër kjo ditë ishte për tu harruar nga Ranhem Sterling, pasi shpërdoroi një penallti në minutën e fundit të takimit. Fatmirësisht për skuadrën kjo penallti nuk ishte vendimtare pasi rezultati ishte 1-0 në favor të skuadrës së Guardiolës, e cila ngjitet në vendin e tretë në klasifikim./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tituj qe nuk kane asnje lidhje me permbajtjen.
Edhe nqse titulli nuk do te ishte aq bombastik, prap se prape do te klikoja, e do ta lexoja artikullin.
Tituj te tille sjellin vec zhgenjim.