E papritur nga Spanja: Paulinjo bën “prapa-kthehu”, ofertë e parezistueshme nga Kina

Një lajm i çudishëm u përhap me shpejtësi në mediet spanjolle. Braziliani Paulinjo do të largohet nga Barcelona pas një viti me ekipin “blaugran”. Mesfushori do të rikthehet sërish te ish-ekipi i tij në kontinentin aziatik, Guangzhou Evergrande. Në fakt, nga marrëveshja do të mbesin të kënaqur të gjithë.

Barcelona e bleu 29-vjeçarin sezonin e shkuar për 40 milionë euro, ndërsa ekipi kinez do të derdhë në arkat e klubit spanjoll 50 milionë euro për ta riblerë. Paulinjo është i lumtur te Barcelona, pasi nuk ka probleme, por oferta e ish-klubit të tij është e majme.

Braziliani vuan vetëm pak faktin që nuk ka patur një rol lideri te ekipi spanjoll. Pas largimit të Iniestës, Barcelona ka hedhur grepat te shumë mesfushrë, një tjetër sinjal që nuk i ka pëlqyer futbollistit. Paulinjo duket se është i vendosur për të pranuar ofertën e ish-klubit të tij, pasi ofensiva e kinezëve është shumë e ashpër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *