Kur dukej se zyrtarizimi do të ishte çështje kohe, transferimi i Samardzic-it merr një rrjedhë krejt tjetër. Palët kishin arritur një marrëveshje në parim dhe lojtari kishte kryer edhe testet mjekësire te zikaltrit. Por në momentin e fundit, babai i tij ndërhyn për të ndryshuar kushtet e marrëveshjes.
Babai i Samardzic-it ka vendosur të ndryshojë ujdinë e arritur nga menaxherja e mëparshme e lojtarit, çka ka ardhur në mënyrë të papritur për drejtuesit e Interit. Këta të fundit kanë marrë kohën e tyre për të dalë në një vendim përfundimtar mbi këtë çështja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/