“E pamundur që ta refuzonte ofertën e pabesueshme”! Guardiola flet për kërcënimin e futbollit europian: Arabia Saudite ka ndryshuar merkaton

Para ndeshjes miqësore të së shtunës mes Manchester Cityt dhe Atletico Madrid në Seul, Pep Guardiola ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku tema kryesore kanë qenë transferimet.

“Merkato është e hapur deri në fund të gushtit. Aktualisht nuk po kërkojmë zëvendësues për Mahrez, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Disa gjëra do të ndodhin”, tha Guardiola. Më pas trajneri komentoi edhe largimin e Mahrezit për 30 milionë euro. Më parë, City e kishte blerë nga Leicester për 68 milionë euro në vitin 2018.

“Arabia Saudite ndryshoi merkaton. Disa muaj më parë, kur Cristiano Ronaldo ishte i vetmi që u largua, askush nuk mendonte se kaq shumë lojtarë të mirë do të luanin në ligën saudite. Në të ardhmen, do të ketë më shumë prej tyre, kështu që klubet duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që po ndodh. Mahrez mori një ofertë të pabesueshme dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të thoshim, “Mos e prano atë”, tha Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *