Për të disatën herë radhazi, e njëjta situata paraqitet në stadiumin e Skënderbeut. Në ndeshjen mes korçarëve dhe Dinamos ka pasur një tjetër incident në minutën e 77 të takimit. Anësori është goditur nga tifozët.
Menjëherë është ndalur loja, teksa portieri i Skënderbeut ka shkuar që t’i qetësojë tifozët. Një mënyrë e re kjo për të shfryrë mllëfin e humbjes dhe rezultatit ndaj gjyqtarëve, teksa më herët në Korçë nuk ndodhnin situata të tilla. /Sport Ekspres/